Një person vdes nga ethet e minjeve, flasin mejkët nga Klinika Infektive – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një person vdes nga ethet e minjeve, flasin mejkët nga Klinika Infektive

12:24 | 14 Gusht 2019

Një person ka vdekur nga ethet e minjeve.

Fluturim Gaxherri nga Juniku është viktima e parë në Kosovë nga ethet e minjve.

21 vjeçari vdiq javën e kaluar, pasi që një kohë të gjatë ishte në gjendje të rëndë në spital.

Gaxherri kishte rënë në koma nga ky virus, e për rreth një muaj nuk kishte asnjë përmirësim të gjendjes.

Mirëpo cila është situata aktuale në Kosovë me këtë virus që po konsiderohet si shumë i rrezikshëm nga Instituti i Shëndetit Publik?

Lindita Ajazaj Berisha, ushtruese e detyrës e Klinikës Infektive për lajmi. net konfirmon se aktualisht nuk janë paraqitur raste të reja me ethet e minjve.

Ajo thotë se për momentin asnjë person nuk është duke u trajtuar në Klinikë me këto simptoma.

Për momentin veç ai rast ka qenë(vdekja e 21 vjeçarit nga Juniku) dhe nuk ka persona tjerë në klinikë që është duke u trajtuar në klinikë”, thotë ajo për lajmi.net.

Sipas IKSHP-së, masat parandaluese të etheve të minjve janë pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane, ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve, përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë, frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar, djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar.

Pozitive për këtë vit është edhe moskonfirmimi i rasteve të personave të infektuar nga virusi i Nilit Përendimor, që vitin e kaluar shkaktoi edhe vdekje në Kosovë.

Këtë e konfirmon edhe Ajazaj Berisha për lajmi.net, teka thotë se në këtë vit nuk është asnjë rast i konfirmuar, për dallim nga viti i kaluar.

Ndryshe, virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit

Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!