Një person vdes pasi që dhoma iu përfshi nga zjarri

11:14 | 22 January 2020

Në rrethana tragjike ka humbur jetën një person dje në Fushë Kosovë.

Viktima e gjinisë mashkullore, sipas policisë ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar një pjesë të dhomës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: