Një person vdiq pasi u rrokullis me traktor

08:54 | 09 Janar 2023

Një person ka vdekur të dielën në Kamenicë si pasojë e një aksidenti me traktor.

Policia ka njoftuar të hënën se viktima, i cili ishte duke e drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në këtë aksident ishte i përfshirë edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i lënduar. Sipas raportit, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: