Zhduket një person në Vushtrri, policia nis hetime.
Një person në Vushtrri është zhdukur më datën 20 shkurt.
Vëllai i tij e ka paraqitur rastin në Policinë të Kosovës.
“Fsh. Begaj, Vushtrri 21.02.2023 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.