Një person humbë jetën dhe tre të lënduar nga sulmi në sinagogë

23:49 | 27 April 2019

Sulmë në SHBA.

Një person ka mbetur pa shenja jete dhe tre të lënduar është bilanci i sulmit në një Sinagogë në San Diego të SHBA-së.

Në lidhje me këtë është arrestuar një person i cili aktualisht është duke u marrë në pyetje.
Sipas dëshmitarëve, viktimat kishin lëndime të ndryshme.

Fillimisht aty ishte krijuar një situatë e paqartë pasi që nuk dihej numri i personave të cilët ishin duke shtënë me armë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin Palomar Medical Centre, thuhet në raportin e policisë. Dhe në raport gjithashtu shkruhet, se nuk ishte e qartë sa persona ishin gjuajtur me armë.

Komento: