
Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Stacioni Policor Kufitar Bërnjak në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë identifikuar një person i cili kishte nën posedim mjete të padeklaruara monetare.
“Nga njësia policore kompetente është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb”, njofton Policia.
Policia e Kosovës, bën me dije se gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€).
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi”, njofton Policia e Kosovës.