Një pjesë e Mitrovicës, ka mbetur pa rrymë, pasi që është djegur një shtyllë elektrike.
Një shtyllë elektrike në qendër të qytetit është djegur, duke lënë në terr një pjesë të Mitrovicës.
Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes por intervenimi nuk ka qenë i mundur pa u ndalur rryma.
Kjo shtyllë ndodhet në rrugën “Fahri Aliu”.