Një pjesë e Prishtinës s’do të ketë rrymë tri orë

12:08 | 26 December 2024
nje-pjese-e-prishtines-s’do-te-kete-rryme-tri-ore

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka bërë të ditur se si shkak të intervenimit emergjent në transformatorin energjetik të TR2 në nënstacionin Prishtina 1, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të ketë shkyçje të energjisë elektrike.

Përmes këtij njoftimi, KOSTT, thotë se ky intervenim po bëhet për qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë”, thuhet në njoftim.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 47 MW) Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1”.

Komento: