Një pjesë e Shëngjinit kaplohet nga flakët e zjarrit

00:02 | 16 Qershor 2021

Prej mesditës vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në Knallë të Shëngjinit.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur për ta vendosur nën kontroll, pasi përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era.

E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që zjarri vijon të përpijë shkurre dhe zonën pyjore përpara.

Me rritjen e temperaturave ka pasur disa raste të zjarreve në vend. /abcnews/

Komento: