Një prokuror në Pejë infektohet me koronavirus, një pjesë e punës pezullohet në Prokurori

12:10 | 17 Qershor 2020

Një prokuror në Pejë rezulton pozitiv me Covid-19, një pjesë e punës pezullohet në Prokurori.

Një prokuror i shtetit ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për virusin COVID-19. Me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetë-izoluar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës pas kësaj situate të krijuar, ka kërkuar të veprohet sipas Planit për Menaxhimit të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

E në Prokurorinë Themelore të Pejës, një pjesë e punës është pezulluar për shkaqe sigurie, ndërsa tutje do veprojmë sipas koordinimit me Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, ku pritet të bëhen testimet e stafit të Prokurorisë Themelore të Pejës. Gjithashtu, sot do bëhet dezinfektimi i gjitha hapësirave në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Komento: