Një punëtor në Ferizaj bie nga kati i dytë i objektit, dërgohet në QKUK

16:05 | 17 Prill 2026

Një punëtor 46-vjeçar është lënduar pasi ra nga kati i dytë i objektit ku dyshohet se po punonte.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Bëhet e ditur se për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndertim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç”.

“Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur ai.

Komento: