Një pushues humb jetën në Durrës, dyshohet se është kosovar

15:49 | 10 June 2019

Një trup i pajetë është gjendur sot në Durrës.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku Policia Kufitare ka gjetur një trup të pajetë në det.

Deri më tani bëhet me dije se viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.

Mësohet se trupi i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç, transmeton “Shekulli”.

Dyshohet se viktima mund të jetë një pushues nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.

Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Komento: