Një qytetar i rebeluar u vërsulet gazetarëve kosovarë gjatë transmetimit live

23:39 | 27 February 2023

Qytetari i rebeluar iu vërsuhet gazetarëve kosovarë.

Gazetarët Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti ishin duke raportuar nga Brukseli pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, kur aty ndodhi diçka e pazakontë.

Në pamjet gjatë transmetimit live, shihet se një qytetar iu afrua me agresivitet që të dyve.

Madje, ai dëgjohet duke bërtitur, përderisa në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku.

“Mos e shkatërro planetin”, dëgjohet duke bërtitur ai, çka sugjeron se personi në fjalë ishte aktivist i mbrojtjes së ambientit.

Komento: