Një qytetar në Gjakovë gjen kuletën me para dhe e dorëzon në Polici

19:24 | 22 Dhjetor 2023
nje-qytetar-ne-gjakove-gjen-kuleten-me-para-dhe-e-dorezon-ne-polici

Një qytetar ka gjetur sot në Gjakovë një kuletë në të cilën kishte edhe para dhe të njëjtën e ka dorëzuar në polici

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një qytetar pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar qytetarin Zymberi për veprimin e tij duke vlerësuar se ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës. /Front Online

Komento: