Është gjetur pa shenja jete një serb në Zveçan.
Policia raporton se në Zveçan dje është gjetur një trup pajetë.
“Është raportuar se pa shenja jete është gjetur trupi i një mashkulli K/Serb”.
“ Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.