Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Zveçan, policia po e heton rastin

22:38 | 26 October 2024
nje-shperthim-ka-ndodhur-mengjesin-e-se-shtunes-ne-zvecan,-policia-po-e-heton-rastin

Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm  në Zveçan.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza ka konfirmuar rastin.

Ai tha se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet. /Reporteri.net/

 

Komento: