Një shqiptar zhduket në bjeshkët e Brodit, Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nisin operacionin e kërkim-shpëtimit

17:45 | 08 Shtator 2022

Zhduket një shqiptar në bjeshkët e Brodit, Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nisin operacionin e kërkim-shpëtimit.

Një 26 vjeçar nga fshati Borje i Shqipërisë është zhdukur mbrëmjen e 4 shtatorit.

Për zhdukjen e Admir Adilit kishte raportuar familja e tij, tek Policia e Shtetit.

Sipas tyre, Admiri nuk u kthye me shokët e tij, me të cilët kishte dalë për të mbledhë boronic a në bjeshkët e Brodit të Dragashit.

Policia e Kosovës njofton se, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Me datat 05, 06 dhe 07 shtator operacioni është zgjeruar. Në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK–ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot në operacion u dërgua edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonalë, për të marrë rastin nën kompetencë.

“Përpos personelit të përfshirë në këtë rast , FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malor. Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin. Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion” thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: