Një shtetas i Shqipërisë kapet në Aeroportin e Prishtinës pas urdhërarrestit ndërkombëtar

14:02 | 26 April 2023

Shtetasi i Shqipërisë kapet në Aeroportin e Prishtinës pas urdhërarrestit ndërkombëtar.

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar personi M.M, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Derisa personi në fjalë është dërguar në qendrën e mbajtjes, zyrtarët policorë të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse.

Lidhur me procedimin e mëtejmë të tij, bëjnë të ditur autoritetet kosovare.

Komento: