Shtetasja e Bosnjës gjendet e vdekur në Ferizaj.
Një shtetase e Bosnjës është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj në Ferizaj, njofton policia.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/ Ferizaj, 03.04.2022-20:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër shtetase e Bosnjës.
Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.