Një spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë kaplohet nga flakët

00:01 | 11 Janar 2020

Është djegur një spital në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Një spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është kapluar nga flakët.

Bëhet fjalë për Spitalin ‘Millennium’, të cilit fatmirësisht i është djegur vetëm pjesa ndihmëse dhe jo ajo kryesore.

Lajmin ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se një person ka pasur pengesa në frymëmarrje për shkak të tymit.

“Policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor. Policia ka shkuar në vendngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”, ka konfirmuar Kransiqi

Komento: