
Nuk ka qetësi në Shqipëri.
Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri, ku më i forti është ai me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Mësohet se ky tërmet është ndjerë pak para mesnate, rreth orës 23:52, në Thumanë.
Këto lëkundje janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.
Sipas qendrës europiane EMSC, tërmeti e ka patur thellësinë 2 km, ndaj edhe është ndjerë shumë, transmeton Balkanweb.
Ndërkohë, kjo lëkundje e fuqishme, është pasur edhe nga të tjera tërmete, por me magnitudë të vogël.
Konkretisht, ka pasur edhe 6 lëkundje të tjera, me maginduta që variojnë nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.