Një tërmet shumë i fuqishëm sapo e goditi Kroacinë

13:26 | 29 Dhjetor 2020

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë rreth orës 12:20 të martën.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.4 shkalla Rihter. Tërmeti ka epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.

Në raportimet e para janë deklaruar dëmtime në ndërtesa, por nuk ka ende një raport për numrin e të lënduarve.

E njëjta zonë u godit nga një tërmet ditën e djeshme me magnitudë 5.2.

Mediumi kroat “index.hr” raporton për shumë rrënoja në Petrinje, probleme të shumta me rrymë e alarmim te qytetarët që kanë dalë rrugëve.

Mediat serbe raportojnë se edhe Serbia është lëkundur nga ky tërmet.

Komento: