Në rrugën Podujevë-Prishtinë para pak minutash ka ndodhur një aksident në mes të tri veturave.
Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur saktësisht në fshatin Besi, kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30, në fshatin Besi, rruga Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona”, ka thënë Ahmeti.
Më herët pikërisht në këtë rrugë, si pasojë e një aksidenti kishte humbur jetën një femër kurse ishin lënduar rëndë 7 persona tjerë.