Një tjetër klub i Serie A vihet pas Muriqit

23:58 | 29 August 2020

Edhe Fiorentina në garë për Vedat Muriqin.

Fiorentina është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar është lidhur me një largim nga Fenerbahçe pas interesimit të vazhdueshëm të Lazios.

Por klubi turk ka bërë të ditur se Muriqi do të largohet nga klubi vetëm për 20 milionë euro.

Sipas “Sky Sport Italia”, së fundi në garë për sulmuesin kosovar ka hyrë edhe Fiorentina.

Madje drejtuesit e klubit të Fiorentinas kanë nisur bisedimet me krerët e klubit të Fenerbahçes.

Skuadra italiane thuhet se është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga klubi turk.

Komento: