Një tjetër largim i madh nga Milani

17:42 | 11 Gusht 2021

Arrihet marrëveshja: Një tjetër largim nga Milan.

Një tjetër largim i bujshëm nga skuadra e Milanit e cila po spastrohet nga futbollistët që nuk janë në planet e teknikut Pioli.

Rossonerët në fillim të kësaj merkatoje ishin padyshim protagonistët kryesorë por tashmë është rradha e largimeve nga skuadra.

Pas largimit të Donnarummas dhe Hakan Calhanoglu tashmë është rradha e Samu Castillejos për të lënë San Siron.

Një marrëveshje në mes të Rossonerëve dhe skuadrës së Getafes është arritur, raporton kështu e përditshmja spanjolle AS.

Komento: