Një tjetër largim te Barcelona

21:57 | 31 August 2020

Vidal kërkon të ndërpresë kontratën me Barcelonën.

Synimi i Interit, Arturo Vidal, raportohet se ka nisur bisedime me Barcelonën, duke shpresuar të ndërpresë kontratën e cili përfundon në qershor të vitit 2021.

Kiliani nuk është pjesë e projektit të trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.

Sipas medieve në Itali, duke parë situatën e tij, Vidal ka filluar negociatat për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke pasur mundësi të largohet si lojtar i lirë.

Vidal karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, duke u transferuar tek Inter, që po e kërkon me ngulm këtë verë.

Kiliani nuk do të jetë largimi i vetëm nga Barcelona. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe Ivan Rakitic, Luis Suarez, dhe ndoshta edhe Lionel Messi.

Komento: