Grafikët thonë fjalën e tyre: Një tjetër rënie po vjen për Bitcoin.
Modeli më i fundit i grafikut për Bitcoin e bën të qartë se ata që përgjojnë për fitime nga Bitcoin duhet të… ulen dhe të presin gjithashtu për humbje të mëtejshme.
Kriptomonedha më e njohur, siç mund të shihet nga grafiku, bëri një shpërthim “bullish”, të cilin analistët teknikë e shohin si një lloj qetësie përpara stuhisë – një ndërprerje e përkohshme në episodet e shpeshta të presionit në rënie mbi çmimin e kriptomonedhës.
Një pykë rritëse u formua gjithashtu midis majit dhe qershorit për Bitcoin, por rritja e përkohshme i la shpejt vendin një rënieje prej 42% që rrëzoi kriptomonedhën nga 30,000 dollarë në 17,600 dollarë.
Opinioni është i ndarë nëse bitcoin ka arritur në fund rreth 20,000 dollarë pas një rënieje prej 57% këtë vit të nxitur nga shtrëngimi i politikës monetare, dhe një klimë e zymtë e tregut global.
Shumica e atyre që morën pjesë e konsiderojnë se më shumë gjasa të bjerë në 10,000 dollarë sesa të rritet në 30,000 dollarë. /Abcnews