
Edhe një shqiptar po i futet futbollit europian.
Kemal Ademi sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Baselit. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin ku aktivizohen; Zhegrova, Xhaka e Ajeti.
Baseli ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, Kemal Ademi, i cili është prezantuar tashmë te klubi ku luajnë tre shqiptarë: Edon Zhegrova, Taulant Xhaka e Albian Ajeti, raporton Express.
Ademi shkëlqeu me 10 gola në edicionin e fundit në Superligën e Zvicrrë me Xamaxin, duke e bindur Baselin për ta afruar në radhët e veta.
Baseli ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Das bringt unsere Neuverpflichtung Kemal Ademi nach Basel mit 😉⚽! #FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/ZJuByUESgV
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 15, 2019
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për transferimin e Kemal Ademi. 23-vjeçari na bashkohet nga Xamax dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Baselit në “Tëitter”.
Sulmuesi 23-vjeçar i lindur në Gjermani me prejardhje nga Kosova, më parë ka qenë pjesë e skuadrës së dytë te Hoffenheimit.
Ademi deri më tani nuk ka luajtur as një ndeshje me ndonjë Kombëtare, çka do të thotë se Baseli mund të jetë rruga e tij për t’u afruar te Kosova në të ardhmen.
✍🏼 #SaliKemal: Herzlich willkommen beim FCB, Kemal Ademi!
👉🏼 Alle Infos zu unserem neuen Stürmer auf https://t.co/mcp14DTD6m #FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/d4m10M5uLU— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 15, 2019