Një tjetër shqiptar transferohet në Itali

10:27 | 12 Shkurt 2022

Një tjetër shqiptar transferohet te Lecce.

Medon Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë U19, ka lënë Zvicrën dhe është transferuar në Itali.

Futbollisti 18-vjeçar është federuar me Leccen, klub që ka në përbërje mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Berisha, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, ishte pjesë e Young Boys U21 dhe te Lecce do të bashkohet fillimisht me moshat dhe pastaj do mundohet të fitojë një vend në ekipin e parë.

Komento: