Rusia bombardon një tjetër spital në Ukrainë, 300 persona nën rrënoja.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov, ushtria ruse ka nisur ofensivën ushtarake ndaj fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol, duke bombarduar zonën përreth.
Si pasojë e bombardimeve është shkatërruar një spital i cili ndodhte pranë fabrikës së çelikut.
Pas bombardimeve nën rrënojat e spitalit ndodhen 300 persona, mes tyre edhe dhjetëra fëmijë.
“Fashistët rusë hodhën një bombë të fuqishme në një spital në zonën e çelikut Azovstal. Sipas informacioneve të mia, nën rrënoja janë rreth 300 persona, mes tyre edhe fëmijë. Në pjesën e spitalit që nuk u shkatërrua, kishte të plagosur dhe banorët e Mariupolit fshiheshin me fëmijë, sepse në qytetin e shkatërruar nuk ka ku të fshihet”, ka shkruar një grua në twitter e identifikuar si Taruta.