Nuk mbaron me Brozovic, një tjetër yll i Interit transferohet në Arabi.
Arabët për shopping te Interi.
Pas transferimit të Marcelo Brozovic te Al Nassr për 18 milionë euro, një tjetër yll i Interit ka përfunduar në orbitën e skuadrave arabe.
Sipas Calcio Mercato, Joaquin Correa është futbollisti i rradhës i cili mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Correa bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua te Interi për 25 milionë euro, por afrimi i argjentinasit mund të konsiderohet si një dështim për Neroaxurët.
Sulmuesi argjentinas sezonin e shkuar ka luajtur 1408 minuta dhe ka realizuar vetëm 4 gola.
Zikaltrit janë të gatshëm ta lënë të lirë për 15 milionë euro, ndërsa sipas Calcio Mercato, një skuadër arabe është e gatshme t’i ofrojë Correas pagë prej 12 milionë eurove në sezon për tre vite.