Një udhëtim i fundit para ndryshimit të madh: Ana dhe Kevin presin me emocion ardhjen e bebit

15:45 | 26 Gusht 2026

Ana dhe Kevin po shijojnë disa ditë relaksi në jug të Shqipërisë, në bregdetin e Radhimës, Vlorë. Çifti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre, duke sjellë pamje të detit, natyrës dhe kohës që po kalojnë së bashku.

Por një postim i Kevinit tërhoqi veçanërisht vëmendjen. Në një foto të publikuar në InstaStory, ku ai shfaqej duke shijuar një ambient të qetë dhe komod, ai kishte shkruar: “Pushimet e fundit verore para se jeta të fillojë me të vërtetë”.

Mesazhi mori një tjetër kuptim për ndjekësit, pasi Ana është në pritje të ëmbël. Çifti po përjeton kështu një nga periudhat më të veçanta të jetës, teksa përgatitet të bëhet prind për herë të parë.

Këto pushime duket se janë një nga momentet e fundit që Ana dhe Kevin po shijojnë vetëm si çift, përpara se jeta e tyre të ndryshojë me ardhjen e bebit. Mes emocioneve, pritjes dhe përgatitjeve për kapitullin e ri, ata po shfrytëzojnë këto ditë për të krijuar kujtime së bashku.

Edhe më pas, Kevini ka vijuar të ndajë momente me Anën, duke publikuar një kolazh fotografish ku shfaqen krah njëri-tjetrit gjatë një mbrëmjeje.

Një verë ndryshe për çiftin, e cila shënon fundin e një kapitulli dhe fillimin e një aventure krejt të re: atë të prindërimit.

Komento: