Një vajzë e ka shkelur vetura në Podujevë, dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

12:57 | 09 Nëntor 2020

Vetura shkel një vajzë në Podujevë, dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor.

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një vajzë të mitur në cilësinë e këmbësores është goditur nga një veturë, në fshatin Llugë të Podujevës. E mitura ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: