Një vajzë e mitur tenton të vetëvritet në Gjakovë

23:33 | 21 August 2021

Vajzë e mitur tenton të vetëvritet në Gjakovë.

Një vajzë e mitur ka tentuar të vetëvritet dje në Gjakovë, duke gëlltitur 10 tableta te llojit Maprazax.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ka njoftuar se më 19 gusht rreth orës 20:30, është pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” – Gjakovë ndodhet një e mitur e cila dyshohet për tentim vetëvrasje.

“Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur në emergjencë është informuar nga ana e mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta të llojit Maprazax dhe se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe se e njëjta është ndalur në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për përcjellje të gjendjes shëndetësore”, ka thënë Gjurkaj.

Ai tha se të gjitha njësitë policore relevante kane dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rast është njoftuar prokurori kujdestar.

Rasti nën hetime.

Komento: