Një vajzë e mitur zhduket nga Fushë Kosova

14:31 | 02 Shkurt 2019

Është zhdukur një vajzë e mitur nga Fushë-Kosova.

Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj. Policia ka njoftuar se po merret me rastin.

Informacionin për zhdukjen e të miturës e ka dhënë policia përmes raportit 24 orësh.

Vajza ka disa ditë që është zhdukur.

“Fushë Kosovë 23.01.2019 – 10:00. Sot me 01.02.2019 ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njoftoi policia.

Komento: