Një grua lind një vajzë me katër këmbë dhe tre duar.
Një grua indiane ka lindur një vajzë me katër këmbë dhe tre duar në atë që mjekët besojnë se është rasti i parë i dy tripleteve të lindura natyrshëm që janë bashkuar.
“Fëmija mashkull është normal, por femra është një rast i binjakëve të bashkuar,” thotë Dr. Rohitesh Meena, raporton Metro co uk.
Meena ndihmoi nënën Raju Gurjar, 24 vjeç, të lindte në një spital në Tonk, Rajasthan të Premten.
Fëmijët kanë lindur në orën 2:46 të mëngjesit të Shtunë – dhe Gurjar dhe burri Badhulal u tronditën kur panë që vajza e tyre kishte një grup shtesë të gjymtyrëve.
Nëna nuk kishte qenë në ndonjë kontroll mjekësor gjatë shtatzënisë. Mjekët besojnë se duart dhe këmbët shtesë, të cilat janë ngjitur në barkun e vajzës, mund të hiqen kirurgjikale.