Një veturë dhe një motoçikletë aksidentohet në Ferizaj, një 18 vjeçar dërgohet në QKUK

19:50 | 09 Qershor 2022

Aksidentohet një veturë dhe një motoçikletë në Ferizaj, një 18 vjeçar dërgohet në QKUK.

Një 18 vjeçar që ngiste një motoçikletë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi u godit nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 16:15.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 16:15 në rrugën” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lendime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore të cilën e drejtonte I.B ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe një motoçiklete”.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”.

Komento: