Një veturë digjet para Stacionit të Autobusëve në Rahovec

19:23 | 09 Qershor 2022

Digjet një veturë para Stacionit të Autobusëve në Rahovec.

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rahovec.

Sipas fotografive dhe videove që ka publikuar një qytetar në Facebook, një veturë e tipit “pick-up”, është djegur tërësisht.

Sipas qytetarit që ka publikuar videot dhe fotografitë, Kasum Veliu, në momentin e zjarrit brenda veturës nuk ka qenë asnjë njeri dhe nuk ka dëme në njerëz.

“Para 30 minutave një makinë u kaplua nga zjarri afër Stacionit të Autobusavë në Rahovec. Për fat të mirë nuk kishte njeri në makinën e kapluar nga zjarri”, ka shkruar ai.

Komento: