Një veturë e policisë e aksidenton atë të Majlinda Kelmendit

15:10 | 01 Shtator 2023
nje-veture-e-policise-e-aksidenton-ate-te-majlinda-kelmendit


Një aksident ka ndodhur afër Kino Abc në Prishtinë.

Aty një veturë e Policisë së Kosovës e ka goditur automjetin e llojin Poersche Macan, të cilën po e ngiste xhudistja kampione e botës, Majlinda Kelmendi, raporton Klan Kosova nga vendi ngjarjes.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë:

Klan Kosova mëson nga dëshmitarët e rastit, se kjo ngjarje lidhet me vjedhjen në të cilën ndodhi në BKT, vetëm gjysmë ore para përplasjes së veturave.

Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi.

Komento: