Një veturë në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri.
Vetura është ndaluar në skajin e rrugës, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan deri tek përfshirja e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ekipet emergjente.
Duhet përkujtuar që së fundi pati një numër të madh të rasteve kur veturat u përfshinë nga zjarri.