Një veturë përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit

09:36 | 13 July 2021

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës, 13 korrik.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të Bashkisë e stacionuar prane tunelit, e cila në një kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit dhe largimit të automjetit korsia e Rrugës se Kombit Kukes-Tunel ka qenë e blokuar nga kolona e mjeteve.

Më pas qarkullimi i është kthyer normalitetit.

Komento: