Përfshihet nga zjarri një veturë tek ”Rrethi i Flamurit”.
Një veturë është përfshirë nga zjarri, në afërsi të rrethit në hyrje të qytetit të Prishtinës.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Rastin për Klankosova tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.
”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit, thuhet në raportin e policisë”.
”Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.