Një veturë përfshihet nga zjarri tek ”Rrethi i Flamurit”

11:43 | 24 Qershor 2021

Përfshihet nga zjarri një veturë tek ”Rrethi i Flamurit”.

Një veturë është përfshirë nga zjarri, në afërsi të rrethit në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rastin për Klankosova tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.

”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit, thuhet në raportin e policisë”.

”Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Komento: