Një vit më parë, tifozët anglezë kujtojnë pritjen madhështore që iu bë në Kosovë

18:49 | 17 Nëntor 2020

Tifozët anglezë kujtojnë pritjen madhështore që iu bë në Kosovë, një vit më parë.

Një vit më parë, shteti dhe njerëzit e Kosovës dëshmuan se janë shqiptarë të vërtetë në pritjen madhështore që iu bë tifozëve anglezë dhe Kombëtares së Anglisë në futboll.

Saktësisht 365 ditë më parë, në Prishtinë erdhën disa nga yjet e futbollit anglez, bashkë me ta edhe një pjesë e mirë e tifozëve, për ndeshjen kualifikuese në Evropian kundër Kosovës.

Pikërisht në atë kohë çështja e racizmit ishte kryefjala në futboll, sidomos në rajonin ballkanit, kur tifozët malazezët e fyen në mënyrë raciste futbollistin anglez Raheem Sterling.

Por Kosova ia dëshmoi krejt të kundërtën anglezëve në përgjithësi me pritjen fantastike që ia bëri në rrugën e kryeqytetit dhe në stadium gjatë ditës së ndeshjes.

Kjo i ka lënë shumë mbresa tifozëve anglezë, të cilët edhe pse kanë kaluar një vit, vazhdojnë ta kujtojnë pritjen e mrekullueshme që iu bë në Prishtinë.

Përndryshe, Anglia nuk pati mëshirë për Kosovën brenda fushës, duke e mposhtur me rezultat 4:0 në ”Fadil Vokrri”.

Komento: