Një vit në krye të shtetit, të gjithë këta zyrtarë punojnë për presidenten Osmani

22:57 | 04 Prill 2022

Shumë persona i qëndrojnë afër të parë së vendit.

Vjosa Osmani mbushi një vit si presidente. Përveç saj, kjo u shënua edhe nga zyrtarët e tjerë në presidencë.

Ata kanë publikuar një fotografi në Facebook në shoqërinë e të pares së shtetit. Janë 14 zyrtarë nën urdhrat e Osmanit me në krye Blerim Velën, shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes.

“Një vit me Presidenten Vjosa Osmani, nder, krenari dhe përgjegjësi”, shkruhet në Facebook.

“Edhe katër + të tjera, njësoj!”, vazhdon tutje postimi.

Ndërkohë po sot Osmani në një konferencë për media foli për punën e saj si presidente.

Ndër të tjera, ajo tha se “kam kryer me nder dhe dinjitet detyrat dhe funksionet kushtetuese”.

Komento: