Një vit prej kur kryetarët e komunave në veri i morën detyrat

15:30 | 26 Maj 2024
nje-vit-prej-kur-kryetaret-e-komunave-ne-veri-i-moren-detyrat

Sot janë bërë një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat.

Kjo ngjarje e rëndësishme për vendin u përkujtua nga partia në pushtet.

Lëvizja Vetëvendosje, tha se ” pavarësisht sulmeve të grupeve të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi, institucionet e Kosovës ngadhënjyen”.

“Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhënjyen”, thuhet në reagim.

LVV-ja tutje thekson se “vendosmëria për kushtetutshmëri, rend dhe ligj triumfoi”.

Partia në pushtet po ashtu ka kritikuar edhe analistët, të cilët kishin bërë disa komente në atë kohë.

“Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra”, thuhet në postim.

Komento: