Vdekja e pa pritur e biznesmenit të njohur Izer Pulaj, pronar i Hotelit “Lake Side” në Vërmicë, para një viti kishte tronditur të gjithë ata njerëz që kanë pasur fatin ta njohin një burrë të rrallë siç ishte ai.
Baca Izer siç e thirrin të gjithë ishte një figurë e rëndësishme në fushën e biznesit dhe turizmit, pasi që kishte bërë investime të mëdha në një prej hoteleve më të mirë dhe bukur në Kosovë.
Ikja e tij e pa pritur nga kjo botë ka lënë një boshllëk të ndjeshëm jo vetëm tek familja dhe miqtë, por edhe tek ata që e njohën përmes veprimtarisë së tij profesionale, atdhetare dhe humanitare.
A ishte shumë bujar, i dashur dhe shumë shoqëror. Kishte aftësi të adaptohej me të gjithë gjeneratat.
Pulaj si prind i një biznesmeni shumë të suksesshëm siç është Feim Pulaj njihej për vizionin dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sektorit të turizmit në vend.
Dëshirën e tij ia kishte plotësuar në tersi djali i tij, biznesmeni i mirënjohur Feimi.
Të gjithë kapitalin e tij të fituar në shtetin Zviceran e ka investuar në ngritjen e një super hoteli në vendlindje, aty ku prindi i tij, baca Izer i ndihte më së miri.
Baca Izer ishte njeri një burrë që e përçonte dashurinë dhe respektin e tij për jetën në çdo takim, në çdo fjalë, në çdo përpjekje.
Nga veprimtaria e tij e gjatë dhe e suksesshme, kishte shumë çka të tregonte.
Baca Izer ishte një njeri që nuk ndalonte së punuari për të përmirësuar dhe për të shkuar përtej asaj që ishte e zakonshme.
Një karakter i tillë i jashtëzakonshëm nuk kalonte pa u vënë re, dhe për ata që kishin privilegjin ta njihnin nga afër, ai ishte një frymëzim i gjallë për përkushtim dhe vizion.
Për të, suksesi nuk kishte të bënte vetëm me përfitimin financiar; ishte një mision për të bërë më të mirën për komunitetin dhe për të lënë një trashëgimi që do të bënte të ndihej krenar çdo shqiptar.
Humbja e tij është një kujtesë e trishtuar për brishtësinë e jetës, por edhe një mundësi për të vlerësuar dhe për të ndjekur vlerat dhe vizionin që ai la pas. Hoteli “Lake Side”, vendi që mbart emrin dhe pasionin e tij, është dhe do të mbetet një kujtesë e gjallë e kontributit të tij për vendin, e një angazhimi që i kalon kufijtë e vetes dhe ndikon mbi brezat e ardhshëm.
Ai vend, me bukurinë dhe qetësinë që ofron, është një oaz për këdo që kërkon të gjejë paqe – një paqe që përçon edhe kujtesën e njeriut që e krijoi atë.
Ai përmes investimeve në infrastrukturë dhe shërbime cilësore, ai arriti të ndërtoj hotelin “Lake Side” në një destinacion të njohur turistik që tërhiqte vizitorë nga e gjithë Kosova, Shqipëria, por edhe më gjerë.
Pulaj investoi me përkushtim në rritjen e nivelit të shërbimit dhe komoditetit, duke e vendosur kështu emrin e tij dhe të biznesit të tij në lartësi të reja në industrinë e turizmit.
Përtej arritjeve të tij profesionale, Izer Pulaj ishte një shembull i frymëzimit për të rinjtë dhe komunitetin e biznesit.
Ai shpesh shfaqej si një lider që ndihmonte të tjerët dhe që inkurajonte zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndërtimin e një vizioni afatgjatë.
Shumë të rinj e kanë parë atë si një mentor që ndihmonte në realizimin e projekteve të guximshme dhe në ndërtimin e një karriere të suksesshme në Kosovë.
Pulaj, përmes shembullit të tij, tregoi se si një vend i vogël mund të ofrojë mundësi të mëdha nëse ka njerëz të guximshëm që angazhohen për të.
Ndërkohë që vdekja e tij e parakohshme na bën të ndiejmë një humbje të madhe, trashëgimia që ai la pas është një burim i madh për të gjithë.
Hoteli “Lake Side” mbetet një dëshmi e përkushtimit të tij dhe një simbol që vazhdon të tërheqë njerëz nga gjitha trojet shqiptarë.
Një pjesë e shpirtit të tij dhe përkushtimit të tij do të mbetet përjetësisht në këtë vend, duke frymëzuar gjeneratat e ardhshme që të punojnë me përkushtim dhe pasion për vendin e tyre.
Pulaj si një biznesmen të ndershëm dhe një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili dha shumë për komunitetin dhe vendin e tij.
Vdekja e tij është një humbje e madhe, por kontributi dhe trashëgimia e tij do të mbeten të paharrueshme për të gjithë ne që e njohëm dhe e çmuam.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty gjithmonë baca Izer!