Një zëshkane super joshëse, kjo pritet të jetë banorja e parë e BBV3 Albania!

11:59 | 09 Nëntor 2023

Zbulohet banorja e parë e “Big Brother VIP Albania 3”?

Ende nuk është zbuluar data se kur do të fillojë Big Brother VIP Albania 3, por një video e postuar nga ish konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, na bëri konfuzë pak më parë.

Ai kishte postuar Ed Manushin në një video ku ishte hequr audio dhe shkruhej se moderatori po thoshte emrin e konkurrentes së parë të BBV.

Nga ky postim nuk arriti të kuptohej se emrin e kujt po thoshte Manushi, por veprimi i Ana Kaurit ishte ai që na habiti.

Ish konkurrentja e ka postuar këtë video të Fationit në InstaStory-n e saj, por pa qenë e etiketuar.

A ka dashur të tregojë se ndoshta Ana Kauri është emri që po përmendet nga Manushi?

Ana është një bukuroshe e vërtetë.

Komento: