Një zjarr i madh shpërthen pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit

19:00 | 27 Mars 2022

Një zjarr i madh është përhapur pranë Çernobilit.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Lyudmila Denisova, deklaroi se zjarri pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit preku më shumë se 10 mijë hektarë pyje.

“Më shumë se 10,000 hektarë pyje digjen në zonën e përjashtimit pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit. Janë regjistruar 31 zjarre, duke çuar në një rritje të nivelit të ndotjes radioaktive të ajrit”, tha Denisova.

Ajo i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të dërgojë ekspertë dhe pajisje zjarrfikëse në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të “parandalohen pasojat e pariparueshme jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”.

Komento: