Një zyrtar policor pl*agos aksidentalisht kolegen e tij në Prishtinë

10:59 | 11 October 2024
nje-zyrtar-policor-pl*agos-aksidentalisht-kolegen-e-tij-ne-prishtine

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë.

Paparaci ka marrë vesh se incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.

Mediumi ka provuar të kontaktojë sot me Arbër Bekën, zëdhënësin e IPK-së, megjithatë kontakti me të përmes telefonit nuk ka qenë i mundur.

Komento: